Sonte përballen Ylli – Drita
Xhiroja e 26 në Art Motion Superligë do të sjellë disa përballje interesante. Takimi i parë do të zhvillohet në mes të Golden Eagle Yllit dhe Dritës.
Therandasit janë favoritë pasi kanë 19 fitore e gjashtë humbje, duke u renditur në vendin e parë, kurse gjilanasit janë të fundit me 25 humbje nga po aq ndeshje të zhvilluara.
Të shtunën do të zhvillohet sfida e rivalëve të vjetër në mes të Trepçës dhe Bashkimit. Mitrovicasit renditen në vendin e dytë me 17 fitore e tetë humbje, kurse prizrenasit janë në vendin e shtatë me dhjetë fitore e 15 humbje. Ndeshje shumë interesante pritet ndërmjet Prizrenit 16 dhe Pejës, vendit të katërt, përkatësisht të tretë.
Prizrenasit kanë 15 fitore e dhjetë humbje, ndërsa pejanët 16 fitore e nëntë humbje, andaj pritet një sfidë rivalizuese, me të dyja skuadrat që synojnë një pozitë sa më të lartë në garat e rregullta. Ndeshja e fundit zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Sigal Prishtinës, skuadrës së gjashtë, përkatësisht të pestë në renditje. “Vreshtarët” kanë 11 fitore e 14 humbje, kurse prishtinasit 12 fitore e 13 humbje.
SUPERLIGA – Java 26
Të premten takohen:
20:30 Golden Eagle Ylli – Drita
Të shtunën takohen:
20:30 Trepça – Bashkimi
Të dielën takohen:
17:00 Prizreni 16 – Peja
20:30 Rahoveci – Sigal Prishtina
/Epoka e re/