
Sonte përballja e katërt mes Trepçës dhe Yllit
Sonte (e enjte), me fillim nga ora 20:30, do të zhvillohet finalja e katërt e “play-off”-it ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit. Skuadra nga Theranda po udhëheq në serinë finale 2:1, ndërsa skuadra që shënon tri fitore do ta fitojë titullin e kampionit.
Në dy takimet e para fitoi Ylli me shifrat 63:62 dhe 46:60 në Mitrovicë, kurse ndeshjen e fundit në Therandë e fituan “xehetarët” me rezultat 55:58. Dy nga tri takimet sollën dramë deri në sekondat e fundit, duke arsyetuar epitetin e finales, ndërsa përballje e ‘zjarrtë’ pritet edhe nesër në ‘Minatori’ të Mitrovicës, ku interesimi është i jashtëzakonshëm për finalet. Këto dy skuadra ishin më të mirat në garat e rregullta.
Ylli përfundoi garat në vendin e parë, ndërsa Trepça e dyta. Kampionët eliminuan Sigal Prishtinën në gjysmëfinale të “play-off”-it, kurse fituesit e Kupës ishin më të mirë se Peja. Në garat e rregullta u përballën katër herë, duke shënuar nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës.