Sonte përfundon faza e grupeve në Ligën e Kampionëve

11 dhjetor 2019 | 12:14

Sonte (e mërkurë) përfundon faza e grupeve në Ligën e Kampionëve. Ndeshja kryesore është ajo në mes të Bayern Munchenit dhe Tottenham Hotspurit, por kjo ndeshje zhvillohet vetëm për prestigj, sepse Bayerni e ka siguruar pozitën e parë në Grupin B si dhe Tottenhami vendin e dytë.

Olympiacos dhe Crvena Zvezda përballen për vendin e tretë, i cili dërgon në Ligën e Evropës. E ngjashme është situata edhe në Grupin A, pasi PSG-ja e ka siguruar vendin e parë dhe Reali të dytin, kurse në garë për vend të tretë janë Club Brugge dhe Galatasaray.

Situata pak më e nxehtë është në Grupin C për faktin se Manchester City e ka siguruar kualifikimin, kurse për vend të dytë luftojnë Shakhtari, Dinamo Zagrebi dhe Atalanta. Ukrainasit e Shakhtarit janë në pozicion më të mirë, pasi momentalisht kanë pikë më shumë se kundërshtarët dhe ndeshjen e fundit e luajnë para publikut të vet. Në Grupin D, Atletico Madridi synon të fitojë ndaj Lokomotiv Moskës dhe t’i bashkohet Juves në mesin e gjashtëmbëdhjetë skuadrave më të mira.

Grupi A

21:00 Club Brugge – Real Madrid
21:00 Paris Saint-Germain – Galatasaray

Tabela

1. PSG                  13 pikë
2. Real Madrid  8
3. Club Brugge   3
4. Galatasaray    2

Grupi B

21:00 Bayern M. – Tottenham H.
21:00 Olympiacos – Crvena Zvezda

Tabela

1. Bayern M.         15 pikë
2. Tottenham       10
3. Crvena Zvezda 3
4. Olympiacos      1

Grupi C

18:55 Dinamo Z. – Manchester City
18:55 Shakhtar Donetsk – Atalanta

Tabela

1. Manchester City  11 pikë
2. Shakhtar               6
3. Dinamo Z.             5
4. Atalanta                 4

Grupi D

21:00 Atletico M. – Lokomotiv M.
21:00 B. Leverkusen – Juventus

Tabela

1. Juventusi         13 pikë
2. Atletico M.       7
3. Bayer L.            6
4. Lokomotiv M.  3

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Mamurras ku po…