Sonte Prishtina përballet me Pallacanestro Varese

06 mars 2019 | 14:06

Z Mobile Prishtina, pasi e shkroi historinë muajin e kaluar duke u kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira të FIBA Europe Cup, sonte (e mërkurë) përballet me skuadrën e famshme italiane Pallacanestro Varese.

Prishtina u bë skuadra e parë shqiptare që arriti këtë sukses falë fitores ndaj skuadrës turke Pinar Karsiyaka me rezultat 82-78. Tash kryeqytetasit e Kosovës përballë e kanë kampionen e dhjetëfishtë të Italisë dhe pesëfishtë të Evropës. Megjithatë, Prishtina me përkrahjen e “Plisave” synon ta befasojë edhe skuadrën italiane.

Përballja në mes të Prishtinës dhe Pallacanestro Varese fillon nga ora 20:30 dhe transmetohet drejtpërdrejt edhe në kanalin “ArtSport 1” në platformën “Artmotion”.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Let’s Do It ka vazhduar monitorimin e zbatimit të…