
Sonte pritet debutimi i Sadikut te Levante
Sulmuesi i Kombëtares është gati. Armando Sadiku do të jetë i gatshëm për sfidën e sotme të Levantes në kampionatin spanjoll. Shqiptari është riaftësuar dhe ka marrë një ftesë për të qenë i grumbulluar në takimin që Levante do të luajë në shtëpi ndaj Betisit.
I transferuar në ditën e fundit të merkatos, bomberi i Kombëtares pësoi një dëmtim një ditë përpara sfidës së parë të tij në Spanjë, e cila ishte kundër Real Madridit.
Një zgjatje e ligamentit të gjurit, siç tregoi shqiptari ekskluzivisht për “Panorama Sport”, disa ditë më parë, e la atë jashtë për disa ndeshje. Sot, Sadiku është i grumbulluar dhe i gatshëm për Levanten, që të mund të debutojë në kampionat. Në mesjavë, sulmuesi kaloi me sukses provën e tij të parë, teksa ishte autori i një asistimi dhe një ndeshjeje pozitive.