
Sonte starton Kupa e Amerikës
13 qershor 2021
| 15:16
Copa America 2021 nis rrugëtimin sonte. 10 kombëtare do të tentojnë të fitojnë trofeun e madh të Amerikës së Jugut.
Kjo garë do të fillojë sonte në orën 23:00 me ndeshjen Brazil – Venezuela.
10 ekipet janë të ndara në dy grupe me nga pesë skuadra. Katër të parat nga dy grupet do të kualifikohen tutje në fazën e nokautit.
Argjentina, Paraguay, Bolivia, Uruguay, Kili, Ecuador, Peru, Venezuela, Kolumbia dhe Brazili do të garojnë për t’u shpallur “mbreti” i Amerikës Latine në futboll.