Sonte supermiqësorja Gjermani-Brazil
Gjermania dhe Brazili takohen sonte në mbrëmje për herë të parë që nga koha kur skuadra e Joachim Low e mundi 7-1 “Selecao” dhe fitoi Kupën e Botës 2014.
Thomas Muller, Miroslav Klose dhe Sami Khedira ishin të gjithë në listën e “rezultateve” gjatë ndeshjes gjysmëfinale, ndërsa Toni Kroos dhe Andre Schurrle shënuan dy herë.
Megjithëse rezultati i miqësores së sotme do të thotë pak në pamjen e përgjithshme, Brazili do të jetë i etur për hakmarrje për atë turpërim të vuajtur në shtëpi, herën e fundit, që u takuan të dyja kombëtaret, raporton “Telesport”.
Emre Can, Thomas Muller dhe Mesut Ozil janë të lënduar dhe të gjithë janë kthyer në klubet e tyre përkatëse. Joachim Low ka konfirmuar se Marvin Plattenhardt dhe Ilkay Gundogan do të luajnë një pjesë loje, ndërkohë që edhe Kevin Trapp e Bernd Leno do të luajnë nga 45 minuta secili.
Fernandinho është vendosur të hyjë si startues në vend të Douglas Costa, me Philippe Coutinho duke u zhvendosur në sulmin e trajnerit Tite me tre lojtarë. Roberto Firmino po shtyn për një vend titullari, pasi luajti 25 minuta kundër Rusisë, të premten.