Sonte superndeshja Bayern – Barcelona

13 shtator 2022 | 10:28

Barcelona kërkon hakmarrje në përballje me Bayernin, pasi në katër ndeshjet e fundit ka pësuar humbje. Fitoren e fundit ndaj gjermanëve e kanë regjistruar në vitin 2015 me dy gola të Leo Messit dhe një të Neymarit.

Dy nga klubet më të mëdha në futbollin evropian, Bayern Munchen dhe Barcelona, do të përballen sonte (e martë) në kuadër të grupit C, që konsiderohet si grupi i vdekjes në Ligën e Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern, e nisi sezonin e ri në garën më të fortë me fitore ndaj Interit në Itali, kurse me fitore bindëse startoi edhe Barcelona, por ndaj një kundërshtari me pak të vështirë Viktoria Plzen (2-1). Bayerni u eliminua çuditërisht edicionin e kaluar në çerekfinalet nga Villarreali, por ai është gjashtë herë fitues i këtij kompeticioni, me suksesin e fundit që e arriti në vitin 2019-2020, kur shënoi fitoren 1-0 ndaj Paris Saint- Germainit në finale.

Mirëpo “bavarezët” kanë barazuar në tri ndeshjet e fundit kundër Borussia Monchengladbachut, Union Berlinit dhe Stuttgartit.

Në anën tjetër, Barcelona sezonin e kaluar nuk arriti të kalojë fazën e grupeve, që ishte hera e katërt e një rezultati të tillë në histori të klubit, kurse hera e parë nga sezoni 2000. Në këtë edicion skuadra nga “Camp Nou” është krejtësisht tjetër për faktin se gjatë verës ka bërë shumë transferime, përfshirë edhe sulmuesin e Bayern Munchenit, Robert Lewandowski. Kjo e ka ndihmuar këtë klub të ketë start të fuqishëm në Ligën e Kampionëve dhe në La Liga.

Ndeshjen e fundit skuadra e Xavit ka shënuar fitore kundër Cadizit me rezultat 4-0. Për ketë ndeshje vendësve u mungojnë Kingsley Coman dhe Bouna Sarr, kurse mysafirët janë të kompletuar. Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për sulmuesin Robert Lewandoswki që rikthehet në “Alianz Arena” për herë të parë pas largimit dhe presidenti ish-klubit të tij, Herbert Hainer, ka bërë thirrje që të pritet ngrohtësisht.

“Shpresoj, dhe është dëshira ime e madhe, që tifozët të jenë të sjellshëm me Robertin dhe të kenë një pritje miqësore, sepse ai luajti tetë vjet me ne, shënoi shumë gola dhe vendosi shumë ndeshje. Falë golave të tij ne fituam shumë tituj të mëdhenj. Në fund, të gjithë morën atë që dëshironin, Roberti shkoi në ‘Camp Nou’, Barcelona është e lumtur që ka Lewandowskin dhe ne kemi bërë para për të investuar në të ardhmen tonë. Secili duhet të ndihet mirë me zgjedhjet e tij. Shpresoj që tifozët tanë t’i urojnë mirëseardhje polakut”, ka thënë Hainer.

Formacionet e mundshme:

Bayern Munchen: Neuer; Pavard, De Ligt, L Hernandez, Davies; Kimmich, Sabitzer; Gnabry, Muller, Sane; Mane.
Barcelona: Ter Stegen; Kounde, Araujo, E Garcia, Balde; Gavi, Busquets, Pedri; Raphinha, Lewandowski, Dembele.

Grupi A

21:00 Liverpool – Ajax

Tabela

1. Ajaxi               3 pikë
2. Napoli            3
3. Liverpooli     0
4. Rangers         0

Grupi B

21:00 Bayer Leverkusen – Atletico Madrid
21:00 Porto – Club Brugge

Tabela

1. Atletico M.         3 pikë
2. Club Brugge      3
3. Porto                  0
4. Leverkusen       0

Grupi C

18:45 Viktoria Plzen – Inter
21:00 Bayern Munich – Barcelona

Tabela

1. Barcelona                  3 pikë
2. Bayern Munchen    3
3. Inter                          0
4. Viktoria Plzen         0

Grupi D

18:45 Sporting CP – Tottenham Hotspur
21:00 Marseille – Eintracht Frankfurt

Tabela

1. Sporting CP                 3 pikë
2. Tottenham H.             3
3. Marseille                      0
4. Frankfurt                     0

 

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar takimi në mes të Qeverisë dhe përfaqësuesve të…