Sonte takohen Kosova – Norvegjia
12 gusht 2019
| 14:29
Përfaqësuesja e Kosovës U16 sonte zhvillon ndeshjen e katërt në grupe, në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
“Dardanët” e rinj do të ballafaqohen me Norvegjinë nga ora 20:30, derisa takimin e fundit e zhvillon nesër ndaj Suedisë.
Kosova dhe Norvegjia kanë pësuar nga tri humbje dhe kjo ndeshje pritet të jetë interesante. Gjithsesi synimet e Kosovës janë të fitojnë përvojë.