Sonte takohen Shqipëria U18 – Kosova U18

03 gusht 2021 | 11:42

Basketbollistët e Kosovës U18, pas përgatitjeve në Prishtinë, të dielën udhëtuan drejt Tiranës, aty ku të hënën e zhvilluan stërvitjen e parë për FIBA European Challengers.

Garat zhvillohen nga 3 deri më 8 gusht. “Dardanët” e rinj janë në grup me Shqipërinë dhe Moldavinë, në grupin tjetër janë Luksemburgu, Andorra, Gjibraltari dhe Malta. Sfida e parë për Kosovën do të jetë më 3 gusht ndaj Shqipërisë në Tiranë.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 19:00 dhe transmetohet në “YouTube” dhe faqen zyrtare të FBK-së në “Facebook”.

Më 4 gusht takohen Shqipëria dhe Moldavia, kurse më 5 gusht Kosova do të përballet me Moldavinë nga ora 19:00. Dy kombëtaret e para kualifikohen në gjysmëfinale, kurse vendi i tretë do të luajë për pozitat 5-7.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë se opozita…