Sonte vëmendja në ndeshjen Chelsea – Milan

05 tetor 2022 | 11:54

Tifozët e Chelseat shpresojnë t’i gëzohen fitores në ndeshjen e tretë në Ligën e Kampionëve, derisa për kundërshtar e kanë skuadrën e Milanit në “Stamford Bridge” në kuadër të Grupit E.

Skuadra e Graham Potterit qëndron është e fundit në grup me një pikë, ndërsa kuqezinjtë kanë marrë katër pikë dhe janë në vendin e parë. Chelsea pritet të përballet pa Edouard Mendy dhe N’Golo Kante, kurse në dyshim janë Marc Cucurella dhe Carney Chukwuemeka.

Ndërsa Milani do të jetë pa Theo Hernandez, Mike Maignan, Zlatan Ibrahimoviq, Divock Origi, Junior Messias, Alessandro Florenzi, Simon Kjaer, Alexis Saelemaekers dhe Davide Calabria. Ndërsa në ndeshjen tjetër të këtij grupi do të përballen Salzburgu dhe Dinamo Zagrebi që kanë filluar mirë në këtë edicion.

Ndeshje tjetër sonte në garën më të fortë në futboll zhvillohet në Spanjë në mes të Sevillës dhe Borussia Dortmundit. Sevilla do të kërkojë ta regjistrojë fitoren e parë në këtë edicion, kurse gjermanët kanë një fitore dhe një humbje. Punë më të lehtë në Grupin G do të këtë Manchester City që e pret Copenhagenin.

Interesant është edhe situata në Grupin H, ku PSG-ja dhe Benfica, që kanë nga 6 pikë të grumbulluara, sonte synojnë suksesin e tretë radhazi. Në anën tjetër Juventusi që ka dy humbje e ka shansin e fundit për t’i ruajtur shanset për kualifikim me fitore ndaj Maccabi Haifas.

Formacionet e mundshme

Chelsea: Kepa; James, Fofana, Silva, Chilwell; Mount, Kovaçiq, Gallagher; Havertz; Aubameyang, Sterling.
Milan: Tatarusanu; Dest, Kalulu, Tomori, Ballo-Toure; Tonali, Bennacer; Kruniq, De Ketelaere, Leao; Giroud.

Grupi E

18:45 Salzburg – Dinamo Zagreb
21:00 Chelsea – Milan

Tabela

1. Milan                    2 4 pikë
2. Dinamo Zagreb 2  3
3. Salzburg              2  2
4. Chelsea                2  1

Grupi F

18:45 Leipzig – Celtic
21:00 Real Madrid – Shakhtar Donetsk

Tabela

1. Real Madrid                2 6 pikë
2. Shakhtar Donetsk     2  4
3. Celtic                            2  1
4. Leipzig                         2  0

Grupi G

21:00 Manchester City – Copenhagen
21:00 Sevilla – Borussia Dortmund

Tabela

1. Manchester City          2  6 pikë
2. Borussia Dortmund   2  3
3. Copenhagen                2  1
4. Sevilla                           2  1

Grupi H

21:00 Benfica – Paris Saint Germain
21:00 Juventus – Maccabi Haifa

Tabela

1. Paris Saint-Germain   2 6 pikë
2. Benfica                          2  6
3. Juventus                       2  0
4. Maccabi Haifa             2  0

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vonesa në nisjen e gjykimit dhe dhënien e materialeve po…