Sonte vëmendja në sfidën e zjarrtë në Etihad

18 shtator 2024 | 09:07

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar gjashtë ndeshje të javës së parë të edicionit të ri 2024/25 në Ligën e Kampionëve. 

Liga e Kampionëve me formatin e ri nisi dje (e martë) mbrëma, ku nuk munguan ndeshjet interesante, me rezultatet që ishin të pritshme.  

Ethet e garës elitare vazhdojnë sot me gjashtë takime tjera në plan për t’u zhvilluar, ku dy fillojnë nga ora 18:45 dhe katër tjera nga ora 21:00.

Ndeshja më interesante e mbrëmjes padyshim se është ajo në mes të Manchester Cityt dhe Interit, e cila do të zhvillohet në Etihad. 

Përveç kësaj ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të Paris Saint-Germain dhe Girona, si dhe Club Brugge-Borussia Dortmund. 

Në tri përballjet tjera do të luajnë Bologna-Shakhtar Donetsk, Sparta Praga-RB Salzburg dhe Celtic-Slovan Bratislava. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar asfaltimi i rrugëve në fshatin Cërnicë të Gjilanit.…