Sonte vendosen gjysmefinalistët në Ligën e Evropës
Në çerekfinalet e Ligës së Evropës zhvillohet përballje mes dy skuadra italiane, Romës dhe Milanit. Kryeqytetasit në “Stadio Olimpico” të enjten në mbrëmje, pasi kuqezinjtë me një epërsi të vogël nga ndeshja e parë që u zhvillua në javën e kaluar.
Milani ka fituar dy ndeshje në Serie A këtë sezon, por suksesi 1-0 i Romës e bën më afër kualifikimit dhe përballjes me fituesin e ndeshjes mes West Ham United ose kampionët e rinj gjermanë Bayer Leverkusen në gjysmëfinale. Trajneri i Romës, Daniele De Rossi ka thënë se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për fatin e sezonit, pasi triumfi në Ligën e Evropës siguron një vend në Ligën e Kampionëve.
“Luhet një ndeshje përcaktuese për fatin e sezonit, shumë e rëndësishme, pasi Liga e Evropës është një objektiv i skuadrës. Është një mundësi e shkëlqyer për të siguruar edhe një biletë për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Ne jemi të vetëdijshëm se për të kaluar për më tej duhet të fitojmë me çdo kusht, në të kundër do të jemi jashtë. Ne do të bëjmë lojën tonë, do të përpiqemi të mbrohemi mirë, por dhe t’i bëjmë keq Milanit. Nëse do t’i shënojmë një gol, për ta do të ishte një goditje e fortë”, ka thënë De Rossi.
Një tjetër ndeshje interesante do të zhvillohet në Angli aty ku West Ham United e pret Bayer Leverkusenin që e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2-0. Nuk do të jetë aspak lehtë për anglezët të përmbysin epërsinë e skuadrës gjermane që ditë me parë e festoi edhe titullin historik në Bundesliga.
Rezultat i ngushtë është mes Marseille dhe Benficës (1-2). Të dyja skuadrat do të synojnë kalimin në gjysmëfinale. Mision të vështirë dhe thuajse të pamundur e ka skuadra e Liverpoolit në përballje me Atalntën. “Reds” kanë pësuar humbje 0-3 si vendas dhe tash në Itali do të jetë ndeshje e zjarrtë.
Liga e Evropës
21:00 Atalanta – Liverpool (3-0)
21:00 Marseille – Benfica (1-2)
21:00 Roma – Milan (1-0)
21:00 West Ham – Bayer Leverkusen (0-2)
/Epoka e re/