Sonte zgjidhen të gjitha enigmat në Ligën e Evropës
Mbyllet sonte faza e grupeve në Ligën e Evropës ku do të kompletohet kuadri i 24 skuadrave të kualifikuara.
Në këtë pikë ka ende shumë enigma për t’u zgjidhur pasi ka skuadra që nuk e kanë siguruar kualifikimin për në 1/16 e finaleve. Lazio është një prej tyre. skuadra romane ndodhet në vendin e tretë në Grupin E dhe kualifikohet nëse fiton me Rennes dhe nëse Cluj do të humbasë ndaj Celtic që është tashmë i kualifikuar për më tej. Në Grupin C, Baseli i Taulant Xhakës është kualifikuar edhe pse diferencat me Getafen e Krasnodarit është vetëm 1 pikë, kjo sepse skuadra zvicerane ka bilanc më të mirë në ndeshjet direkte me këto dy skuadra. kështu që do të jenë ekipi rus dhe ai spanjoll ata që do të diskutojnë çështjen e kualifikimit.
Në grupin F Arsenali do të luajë me Standar Liege, ndërsa Frankfurti do të përballet me Vitoria Guimaraes. “Topçinjtë” e Londrës që në pankinë kanë Freddie Ljungberg kualifikohen me një fitore ose barazim, ose edhe me një humbje, por në këtë rast duhet të shpresojë në një humbje edhe të Eintrachtit. në Grupin G, Glasgow Rangers i mjafton edhe një barazim ndaj Young Boys për të kaluar në raundin tjetër ndërkohë që Portos i duhet të fitojë ndaj Feynoordit. Portugezët mund të kualifikohen edhe me një barazim, por duhet të shpresojë që të mos fitojë as Young Boys. Në grupin J, Roma do të luajë ndaj Wolfsberger dhe kualifikohet me një fitore ose barazim.
Por verdhekuqtë mund të kalojnë edhe me një humbje, por në këtë rast duhet që Basaksehir të mos e fitojë sfidën me Monchengladbach. në Grupin L, Manchester United dhe Alkmaar luajnë mes tyre, një sfidë që vlen vetëm për vendin e parë pasi të dyja këto skuadra janë kualifikuar për në 1/16 e finaleve të Ligës se Evropës.