Sonte zhvillohen dy ndeshje në Ligën e Kampionëve
23 shkurt 2022
| 11:49
Liga e Kampionëve do të vazhdojë sonte me dy ndeshje tjera interesante.
Kryendeshja e sontme zhvillohet në “Wanda Metropolitano” në Madrid. Në kryeqytetin spanjoll, Atletico Madridi do të përballet me Manchester Unitedin. Ndërkaq, në ndeshjen tjetër, Benfica është nikoqire e Ajaxit.
Të dyja ndeshjet në fjalë janë të vlefshme për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve. Këto ndeshje nisin nga ora 21:00.