Sonte zhvillohen ndeshjet kthyese çerekfinale
19 prill 2019
| 15:14
Sonte me fillim nga ora 19:00 do të zhvillohen dy ndeshjet çerekfinale të “play-off”-it të Superligës së Kosovës në basketboll ku do të takohen Trepça-Bashkimi dhe Ponte Prizreni-Rahoveci.
Në ndeshjen e pare çerekfinale Bashkimi triumfoi ndaj Trepçes me rezultat 86:73, në takimin e luajtur në ‘’Sezai Surroi’’ në Prizren. Në anën tjetër, Ponte Prizreni e ka mposhtur Rahovecin me rezultat të ngushtë 70:71.
Plasmanin në gjysmëfinale e sigurojnë ekipet që arrijnë 2 fitore. Fituesin e Ponte Prizreni – Rahoveci në gjysmëfinale e pret Ylli, ndërsa fituesin e çerekfinales Trepça – Bashkimi e pret Prishtina në gjysmëfinale.