Sonte zhvillohet finalja e Superkupës Mbarëkombëtare
Edicioni i parë dhe historik i Superkupës Mbarëkombëtare po zhvillohet në Vlorë. Pas dy ndeshjeve gjysmëfinale, sonte nga ora 19:00 është finalja e madhe ndërmjet Prishtinës dhe Penzës nga Peja.
Prishtina në gjysmëfinale shënoi fitore ndaj Partizanit të Tiranës me rezultat 73:76, ndërsa Penza e mundi Flamurtarin e Vlorës me shifrat 70:79.
Kështu në finalen e parë të Superkupës Mbarëkombëtare, e organizuar nga Liga Unike do të ndeshet dy skuadrat nga Kosova.
Ndeshja transmetohet në RTSH për Shqipëri dhe Art Motion dhe Kujtesa në Kosovë.
Kjo është hera e parë që organizohet Superkupa Mbarëkombëtare nga Liga Unike, duke bashkuar kampionët dhe fituesit e Kupave nga të dy shtetet, kurse në fund të muajit Tetor do të fillojë edhe Liga Unike, kësaj radhe në të dyja konkurrencat.
Në organizimin e Superkupës Mbarëkombëtare kanë ndihmuar edhe Federata e Basketbollit e Kosovës, Federata Shqiptare e Basketbollit dhe Klubi i Flamurtarit të Vlorës.