Sonte zhvillohet miqësorja Spanjë – Shqipëri

26 mars 2022 | 14:32

Shqipëria sot do të jetë mysafire e Spanjës për miqësoren që do të zhvillohet nga ora 19:45.

Spanjollët janë favorit absolut në këtë takim, teksa shqiptarët do të tentojnë ta bëjnë befasinë në këtë takim.

Që nga shtatori, asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë për Spanjën sesa Ferran Forren, i cili ka katër gola, ndërsa ylli shqiptar, Armando Broja, ka shënuar tri gola në katër fitoret e fundit të Shqipërisë.

Takimi i fundit mes Shqipërisë e Spanjës ishte më 2017, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, ndeshje kjo që spanjollët e fituan me rezultat 3-0.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një trup i huaj u konstatua mëngjesin e sotëm në…