Sonte zhvillohet ndeshja mes Prishtinës dhe Vëllaznimit

14 shkurt 2025 | 12:00

Sonte në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë zhvillohet përballja mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit.

Kjo sfidë zhvillohet nga ora 19:00, në kuadër të javës së 21-të të ProCredit Superligës.

Prishtinasit kanë 12 fitore e tetë humbje, ndërsa kuqezinjtë 11 fitore e nëntë humbje.

Ky është takimi i vetëm i kësaj xhiro, pasi tri duelet tjera Bora-Trepça, Golden Eagle Ylli-Proton Cable Prizreni dhe Peja-Bashkimi janë shtyrë për shkak se palestrat ende nuk janë liruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump bëri të ditur…