Sonte zhvillohet ndeshja Prishtina – Llapi

03 mars 2025 | 13:03

Sot  do të luhet takimi përmbyllës i xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Me fillim nga ora 20:00 nën ndriçimin e reflektorëve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të takohen Prishtina dhe Llapi. 

Dy ekipet në këtë takim do të hyjnë me qëllimin për të arritur objektivat e tyre, ku Prishtina po lufton për të vazhduar luftën për një vend që dërgon në garat evropiane sezonin e ardhshëm, teksa llapjanët po synojnë ikjen nga zona e rënies. 

Bardhekaltërit kanë momentalisht 29 pikë dhe gjenden në pozitën e pestë në tabelë, teksa skuadra nga Podujeva është e parafundit me 22 pikë të grumbulluara pas 21 xhirosh. 

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave i zhvilluar në ‘Zahir Pajaziti’ kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1. 

Për Llapin shënonte Ilir Blakçori, teksa për Prishtinën në çastet e fundit kishe realizuar për barazim të rezultatit Ardian Limani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
MËRGATA SHQIPTARE ËSHTË MËRGATA MË PATRIOTIKE DHE MË E LIDHUR…