“Sony” pëson rënie rekorde të shitjes së smartfonëve

28 prill 2019 | 23:18

Dega për pajisje mobile e kompanisë Sony, ka regjistruar rezultate negative për një kohë të gjatë dhe kohët e fundit është bashkuar me departamentet e tjera me qëllim të përmirësimit të biznesit të tij.

Megjithatë, problemet e departamentit për pajisje mobile ende po vazhdojnë, dhe në tre muajt e parë të këtij viti, kompania ka shitur 1.1 milion pajisje të mençura, që është një shifër e ulët rekorde e shitjeve.

Ishte pikërisht kjo rënie në numrin e pajisjeve të dërguara që ndikuan në rezultatet financiare dhe humbjet prej 869 milionë dollarëve në departamentin e telefonave mobilë.

“Sony” parashikon që deri në mars të 2020-ës do të shesë rreth 5 milionë pajisje./ksp

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën patronazhin e kryetarit të komunës së Mitrovicës në bashkëpunim…