Sony prezanton makinën që mund të drejtohet me levën e “Play Station 5” (Video)

11 janar 2024 | 20:40

Kompania Sony ka prezantuar makinën e saj të parë, dhe shumë njerëz kanë mbetur pa fjalë.

“Sony Honda Mobility” zbuloi prototipin për automjetin e më të fundit në panairin vjetor Consumer Electronic Shoë (CES), organizuar nga Shoqata e Teknologjisë së Konsumatorit, që ndodhet në Las Vegas.

Drejtori Përfaqësues, Presidenti dhe COO Izumi Kawanishi doli në skenë për të zbuluar prototipin, të quajtur AFEELA, duke e sjellë atë në skenë jo duke u hipur vetë në vendin e shoferit, por duke përdorur një levë për Play Station 5.

Dhe në të vërtetë, me një lëvizje të levës nga Kaëanishi, makina gri me shkëlqim mund të shihet në video duke lëvizur në skenë pa asnjë person në sediljen e shoferit.

Ndonëse është një prototip, duket se nuk do të jetë shumë vonë koha kur çdokush do ketë mundësinë të kontrollojë makinën e tij me levën e Play Station.

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar as komentete ironike, duke e lidhur me incidentin e nëndetëses “OceanGate” që gjithashtu kontrollohej nga një levë X-box.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshimin e fundit në qeveri.…