Sophie Turner tregon si nisi lidhja e saj me Joe Jonas
02 prill 2019
| 11:15
Sophie Turner ka folur për romancën e saj moderne. Në një intervistë të fundit, aktorja 22-vjeçare zbuloi se i fejuari i saj Joe Jonas fillimisht i shkroi asaj nëpërmjet “Instagram”-it.
“Kishim shumë miq të përbashkët. Dhe ata kishin qenë duke u përpjekur për të na bërë miq që një kohë të gjatë. Ne ndoqëm njëri-tjetrin në ‘Instagram’ dhe ai më shkroi një ditë”, ka treguar Sophie.
Sophie dhe këngëtari 29-vjeçar fillimisht u takuan në nëntor të vitit 2016 para se Joe t’i propozonte asaj lidhje në tetor të vitit 2017.