Sophie Turneri dhe Joe Jonas, ‘kokë e këmbë’ të dashuruar
19 dhjetor 2018
| 11:16
Ata janë kokë e këmbë të dashuruar. Sophie Turner dhe i fejuari i saj Joe Jonas janë parë duke u puthur në qytetin e Nju Jorkut para se aktorja 22-vjeçare të futej në aeroplan për të udhëtuar për në Los Angeles.
Ylli i Game of Thrones, e cila ishte pa grim, kishte të veshur një pallto gëzofi dhe atlete të markës së njohur Louis Vuitton derisa 29-vjeçari Joas kishte veshur një xhaketë të markës Moncler me vlerë hiç më pak se 1 785 dollarë.