Sopi kërkohet nga Mjallby, por Feronikeli e ‘blindon’
Skuadra suedeze Mjallby ka shfaqur interesim për trajnerin e Feronikelit, Agim Sopi. Mirëpo ky i fundit do të vazhdon punën në skuadrën nga Drenasi, lajmin e ka konfirmuar këshilltari i Presidentit të klubit, Albert Bunjaku.
“Interesimi për trajnerin, Agim Sopi, ka qenë edhe më herët nga klubet elite të Suedisë, tani së fundmi po flasim për Mjallby. Klubi i FC Feronikelit është shumë krenar që ka në radhët e veta një trajner me eksperiencë në Kampionatin Evropian me Maqedoninë U21 dhe në elitën e Suedisë gjithashtu”, ka thënë Bunjaku.
“Mund ta konfirmoj që Sopi është i përkushtuar totalisht në projektin e FC Feronikelit dhe për të paktën dy vite të tjera do të jetë pjesë e klubit të FC Feronikelit”, ka deklaruar Bunjaku për faqen zyrtare të FC Feronikelit.
Sopi deri më tani ka fituar një trofe me FC Feronikelin, në ndeshjen ndaj Kosova Zurich, të cilët i mposhti për Superkupën mbarëkombëtare.
/Epoka e re/