Sopjani: Vendim i pamençur i kosovarëve të udhëtojnë nëpër Serbi
Avokati Shkelzen Sopjani sot në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova është shprehur se i duket vendim vendim i pamençur i qytetarëve të Kosovës që të shkojnë në dhe për Serbi, si dhe shtoi se në atë pjesë nuk pritet siguri.
Ai tha se qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm që të mos presin siguri dhe siç u shpreh, të mos presin trajtim dinjitoz prej autoriteteve serbe, përcjell Klankosova.tv.
“Për mua është një vendim jashtëzakonisht i pamençur i qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shkojnë në Serbi dhe për Serbi, pasiqë dihet se nuk pritet ndonjë siguri në atë pjesë”.
“Fajin më të madh në këtë rast unë ua lë vet qytetarëve, sepse qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm që të mos presin siguri, të mos presin trajtim dinjitoz prej autoriteteve serbe, karshi qytetarëve të Republikës së Kosovës, pra kanë mundësi me iu shmang”, u shpreh tutje Sopjani.