Sopranoja me renome botërore përkrah kërkesën që lulëkuqja të jetë simbol i gjenocidit në Kosovë

06 janar 2023 | 19:01

Sopranoja me renome botërore me origjinë nga Mitrovica, e cila ka luajtur role kryesore në shtëpitë më të rëndësishme të Operës në Evropë dhe fituese e disa çmimeve prestigjioze botërore, Elbenita Kajtazi ka dalë në mbështetje të kërkesës që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit.

Në faqen zyrtare të saj në rrjetin social “Facebook” ajo shkruan: Edhe unë me gjithë zemër e shpirt mbështes nismën e Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja të jetë simboli në kujtim të viktimave të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës time të dashtun! Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” falënderon përzemërsisht sopranen Elbenita Kajtazi dhe i është tepër mirënjohës për këtë mbështetje shumë të rëndësishme nga kjo artiste e madhe!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës tregoi se në vitin që lamë…