Sorensen nis vizitën në Kosovë, pritet në takim nga Osmani

17 mars 2025 | 10:33

Emisarin i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen tashmë ka arritur në Kosovë.

Ai është pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ku edhe tashmë ka filluar takimi mes tyre.

Mediat u lejuan të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.

Kjo është vizita e parë e Sorensenit në Kosovë.

Ai do të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti si dhe kryenegociatorin kosovar për dialog, Besnik Bislimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj…