
Sorensen vazhdon takimet, diskuton ndaras me Zlatan Elekun dhe Nenad Rashiqin
19 mars 2025
| 12:26
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ende gjendet në Kosovë.
Ai ka njoftuar se është takuar me Zlatan Elek dhe Nenad Rashiq.
“Pata diskutime të mira të ndara me partitë që fituan mandate në zgjedhjet e fundit sipas rezultateve zyrtare Lista Srpska dhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, për pozitën, shqetësimet dhe dëshirat e serbëve të Kosovës në Kosovë”, ka shkruar Sorensen në “X”.