Sorenseni: Çështja e të zhdukurve mbetet prioritet në dialog

19 mars 2025 | 12:51

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka vënë në pah rëndësinë e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, duke nënvizuar se çështja e personave të zhdukur mbetet prioritet në dialog.

“Familjet që ende presin të mësojnë për të dashurit e tyre meritojnë qartësi dhe drejtësi. Prandaj, çështja e personave të zhdukur mbetet prioritet për mua në dialog”, ka shkruar Sorensen në “X” pas vizitës në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Janë rreth 1 600 persona të pagjetur nga lufta e viteve 1998/99 në Kosovë – shumica prej tyre shqiptarë.

Kosova dhe Serbia në vitin 2023 kanë arritur Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, por ajo ka mbetur pa u zbatuar nga Serbia.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kërkesa e kandidatit të LDK-ë për deputet, Avdullah Hoti, për…