Sorenseni: Do të shkoj edhe në Beograd dhe do të vlerësoj se ku jemi, dialogu është për kompromise

17 mars 2025 | 13:42

I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka theksuar se në takimin me kryeministrin Albin Kurti është diskutuar për mënyrat e avancimit të procesit të dialogut.

Ai e ka cilësuar këtë si një “fillim të mirë”. Pas takimit, Sorensen ka deklaruar në një deklaratë të shkurtër për mediat se procesi i dialogut ka sjellë shumë zhvillime që kërkojnë përpjekje për të punuar mbi to.

“Kemi pasur një bisedë rreth mënyrës se si procesi mund të vazhdojë dhe të ecë përpara, kështu që është një fillim i mirë. Qëllimi, sigurisht, është që procesi të vazhdojë dhe të ecë përpara”, ka thënë Sorensen.

Ai ka thënë se do të shkojë edhe në Beograd dhe sapo t’i zhvillojë bisedat e para me liderët, do të ulet dhe “të vlerësoj ku jemi”.

Sorenseni ka thënë se ka zgjedhur të vijë në Kosovë sa më shpejt, ndërsa i pyetur edhe lidhur me mbylljen e institucioneve paralele të Serbisë në Kosovë, ai ka theksuar se duhet punuar “për t’u siguruar që njerëzit t’i marrin shërbimet në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Dhe këtë do të përpiqemi ta bëjmë”, ka theksuar ai.

Sorenseni ka thënë se “u takon palëve ta përcaktojnë” nëse nevojitem kompromise apo jo, por shtoi se “dialogu është pikërisht për këtë dhe këtë e kemi bërë që nga viti 2011”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, nuk është deklaruar për medie pas takimit…