Sorenseni pas takimit me Gjuriqin dhe Petkoviqin: Patëm diskutim të mirë rreth përpjekjeve për përparim në dialog

25 prill 2025 | 13:46

Peter Sorensen, i dërguar special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, është deklaruar pas vizitës që ai ka zhvilluar në shtetin serb ku është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq si dhe me kryenegociatorin Petar Petkoviq.

Sorenseni, në takimet me këta të dy, ka thënë se ka pasur diskutimet të mira rreth përpjekjeve të fundit në përparimin në dialog.

“Vazhdova vizitën time të punës në Beograd me takime me ministrin e Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq, ministrin për Integrim Evropian, Nemanja Staroviq dhe kryenegociatorin Petar Petkoviq. Patëm diskutime të mira rreth përpjekjeve të fundit dhe fushave ku mund të ketë përparim në Dialog”, ka shkruar Sorenseni në platformën “X”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një atmosferë të veçantë dhe përplot emocion, u shënua…