Sorkardhja
Zonja e bukur
Fluturimthi erdhi në përqafimin tim .
E njejta syshkruar e fjalë bekuar.
E njejta me aromën e njejtë Bvulgari më dha ndjesinë qëmoti tè nuhatur.
Nga fustani i saj spërkatur aromë gruaje më erdhi një përqafim marramendjeje e këndshme.
Lëvizjet që i bënte rreth meje dhe ardhja e saj, korridoreve lënte aromë trëndafilash të freskët.
Pamjen e saj ekstravagante në parakalim, sikur pritnin ta përshëndetnin të gjithè të pranishmit rreth saj.
Me sinqeritetin më të madh, shkrepte buzëqeshje dhe me admirim fliste për jetèn dhe synimet e saj.
Shkëlqesia e saj e ushqyer me dashuri dhe mirësjellje ishte për t’u admiruar.
Nga fjalët e gojëmblës shihej
çiltërsia e shpirtbardhës në sytë e saj.
Duhet tejkaluar shumë gjëra për të arritur një qëllim të madh – tha zonja dhe porsi flutur iku në valëvitje flokësh të derdhura mbi supet e saj.
14.08.2020
Valbona R.Hadri