Sorschag: Mezi po pres të fluturoj për Kosovën në të gjithë botën

01 nëntor 2023 | 12:27

Sophie Sorschag është e gatshme për ta përfaqësuar Kosovën në Kupën e Botës, e cila do të mbahet prej 1 deri më 3 dhjetor të këtij viti në Lilehammer të Norvegjisë.

Skitarja e njohur austriake vendosi t’i bashkohej Kosovës, të cilën do ta përfaqësojë në garat me ski në eventet e rëndësishme. Kampionia e botës në garat ekipore me Austrinë në vitin 2021, e cila mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, do të mundohet ta përfaqësojë denjësisht vendin tonë.

“Mezi po pres të fluturoj për Kosovën në të gjithë botën”, ka thënë Sophie Sorschag për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës. Karriera dhe potenciali i saj japin shpresa për medalje historike për Kosovën në sportet dimërore, pse jo edhe në këtë Botëror, por edhe në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Kortina 2026”.

Sorschag, e cila kishte vendosur qysh në janar të këtij viti për ta lënë Austrinë dhe për të garuar për Kosovën në garat ndërkombëtare, është dashur të presë rreth 10 muaj për t’iu dhënë drita e gjelbër nga Federata Ndërkombëtare e Skive (FIS).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Biznesit përshëndet dhe mirëpret vendimin e dhomës së…