Sot, 33 gradë celsius
15 maj 2020
| 09:14
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore. Këto masa të ajrit do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave maksimale, duke bërë që dita e premte të regjistrojë temperatura rekorde për muajin që jemi.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë celsius.
Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet që kontakti me diellin nga ora 10-17 të jetë sa më i kufizuar.
(B. D.: ‘Epoka e re’)