Sot afati i fundit për ta kërkuar vazhdimin ose për të kundërshtuar paraburgimin e Mustafës
20 nëntor 2020
| 08:31
E premtja është dita e fundit në të cilën mund të bëhet kërkesë për vazhdimin apo kundërshtimin e masës së paraburgimit ndaj Salih Mustafës nga Gjykata Speciale.
Në dokumentet e publikuara nga Specialja theksohet se 20 nëntori, ora 12:00, është afati për të dorëzuar kërkesat me shkrim nëse ka arsye për të vazhduar mbajtjen e Mustafës apo mbajtja e tij duhet të përfundojë.
Mustafa ishte arrestuar në fund të shtatorit. Paraqitjen e parë para Speciales e pati më 28 shtator.
Mustafa, që akuzohet për krime lufte, u vetëdeklarua i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.
Ai ishte figura e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që u arrestua nga Specialja.