Sot arrijnë në Shqipëri dozat e para të vaksinës ‘AstraZeneca’
Sot do të arrijnë në Shqipëri 38 mijë e 400 dozat e para të vaksinës kundër Covid-19 nga “AstraZeneca”.
Lajmin për ardhjen e mbi 38 mijë dozave të vaksinës “AstraZeneca” e ka bërëve dije dy ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ai këtë e ka quajtur lajm të mirë duke thënë se menjëherë do të fillojë vaksinimi i mësuesve.
“Lajm i mirë. Pasnesër mbërrijnë 38 400 dozat e para të vaksinës ‘AstraZeneca’ dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve”,kishte njoftuar kryeministri shqiptar të mërkurën.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri 115 mijë e 442 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Prej tyre 78 mijë e 259 janë shëruar, kurse betejën me këtë sëmundje e kanë humbur 2 002 pacientë.
Aktualisht në Shqipëri janë 35 mijë e 181 raste aktive.