Sot ballafaqohen Ballkani dhe Drita

11 shtator 2022 | 09:17

Ballkani dhe Drita do t’i ballafaqojnë forcat mes vete.

Ndeshja e javës së gjashtë mes dy pretendentëve për titullin e Superligës zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas dhe fillon nga ora 15:00.

Ballkani nuk ka zhvilluar asnjë duel në Suharekë këtë edicion për shkak të punimeve në fushën e stadiumit të qytetit.

Ndeshjet paraprake si vendas ekipi i Ilir Dajës i ka zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sistemi TIMS në Aeroportin e Rinasit është rikthyer në punë…