Sot Ballkani – Gjilani, nesër Prishtina – Drita
19 dhjetor 2020
| 08:22
Sezoni vjeshtor në Superligën e futbollit të Kosovës do të përfundojë në këtë fundjavë ku do të zhvillohen dy ndeshjet e mbetura: Ballkani – Gjilani dhe Prishtina – Drita.
Me këto dy ndeshje do të përmbyllet stinori vjeshtor i garave. Ballkani është i dyti në tabelë dhe synim e ka fitoren në këtë ndeshje, por edhe Gjilani luan për rezultat pozitiv.
Ndeshja tjetër derbi zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Prishtina e pret Dritën dhe synon që ta mposhtë në këtë ndeshje dhe ta ngushtojë diferencën e pikëve.
(Epoka e re)