Sot bëhen 13 vite kur u nda nga jeta nëna e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliut, nëna Limë
Sot janë bërë 13 vite prej kur është ndarë nga jeta nëna e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu, nëna Limë.
“Sot bëhen 13 vite kur u nda nga jeta nëna e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu, nëna Limë, gjysha ime e shtrenjtë, heroina ime. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës martire që ti e deshe aq shumë. Kosovës së dashur ia fale dy djemtë e tu shumë të shtrenjtë, dëshmorë të kombit, Fahriun e Bahriun. Asnjëherë nuk të pashë me lot në sy. Shpesh thosha me vete atëherë se paske qenë e fortë si guri…Janë të shumtë shokë e miq që prite e përcolle. Shumë prej tyre sot janë dëshmorë të atdheut. Nëse njëri nga shokët ikte pa ngrënë bukë, që e përgatisje me aq dashuri, menjëherë brengosëse shumë. Vitet ecin e malli për ty sa vjen e shtohet…I përjetshëm dhe i paharruar qoftë kujtimi për ty!”, ka shkruar Fahri F. Fazliu në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/