Sot bëhen 18 vjet kur u nda nga jeta babai i dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu, Rrahman Fazliu
21 mars 2019
| 14:14
Gjyshi Rrahman apo siç e thërrisnin të gjithë Haxhia, ishte njeri me zemër të madhe e atdhedashuri të rrallë e të pashoqe.
Oda e tij ishte gjithmonë e hapur për veprimtarët e çështjes kombëtare, por edhe të njerëzve në nevojë.
Sa shumë përjetoi, por kurrë s’u dha.
Gjyshi Rrahman është shembulli tipik i burrit të fortë shqiptar, i njeriut të paepur për liri.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës martire që ti e deshe aq shumë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për ty!
Lavdi e përjetshme!