Sot bëhen dy vjet nga lirimi i Ramush Haradinajt nga Gjykata e Colmarit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se sot bëhen dy vjet nga lirimi i njeriut të luftës e të paqes, Ramush Haradinajt nga Gjykata e Colmarit.
Postimi i plotë i tij:
Sot bëhen dy vite nga lirimi i njeriut të luftës e të paqes, Ramush Haradinajt nga Gjykata e Colmarit.
Kjo ditë për mua do të kujtohet gjithmonë si një nga më të lumturat në jetën time.
Ndihem krenar dhe i privilegjuar që pata rastin të jem afër tij në momente të vështira e sfiduese ndaj padrejtësisë së radhës që i ishte bërë.
Për 4 muaj, Haradinaj u mbajt padrejtësisht në Francë, për të fituar drejtësinë ndërkombëtare për të tretën herë që nga paslufta.
Sot, ndihem krenar që ky fitimtar është prirës i shtetit tonë, që Ushtria e Kosovës mbanë vulën e tij dhe që taksa ndaj Serbisë mbanë hijen e tij.
Krenar me veprën tënde hero i gjallë, Ramush Haradinaj.
G.D