Sot bëhet zbulimi i obeliskut të aksionit të parë të UÇK-së në Gërlicë të Ferizajt

12 shtator 2023 | 00:09

Me rastin e 26-vjetorit të aksionit të parë të UÇK-së në regjionin e Ferizajt në Gërlicë, sot më 12 shtator bëhet zbulimi i obeliskut kushtuar këtij aksioni të UÇK-së.

Këtë aksion kundër postbollokut famëkeq të policisë serbe në Gërlicë e kryen me sukses Rexhep Bislimi, Ferat Shala, Afrim Nuha e Idriz Hajdari.

Në orën 9:30 do të bëhen nderime tek shtatorja e heroit Rexhep Bislimi.

Në orën 10:00 do të bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve të kombit të UÇK-së.

Ndërkaq në orën 11:00 do të bëhet zbulimi i obeliskut kushtuar të aksionit të parë të UÇK-së në regjionin e Ferizajt në Gërlicë.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civil të Kosovës (KPMSHCK),…