Sot beteja për ratifikimin e demarkacionit
22 shkurt 2018
| 08:18
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka miratuar kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj, që seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi të mbahet sot në orën 11:00.
Partnerët e koalicionit qeverisës, PDK-ja, AAK-ja, Nisma Socialdemokrate dhe AKR-ja, kanë konfirmuar se deputetët e tyre do ta votojnë këtë marrëveshje.
Edhe grupi parlamentar i LDK-së ka dalë me qëndrim pozitiv, duke konfirmuar votën për këtë marrëveshje.
Ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se deputetët e saj do të votojnë kundër kësaj marrëveshje.