![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/05/fsk-2.jpg)
Sot betohen kadetët e rinj të FSK-së
16 shtator 2022
| 08:41
Në Kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë sot, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet ceremonia e betimit të kadetëve të rinj të FSK-së.
Sipas një njoftimi për media, në këtë ceremoni do të marrë pjesë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zyrtarë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe zyrtarë dhe ushtarakë ndërkombëtarë.