
Sot bllokohet rruga Kijevë – Dollc, realizohet minimi i 8
24 shkurt 2025
| 08:38
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka njoftuar se do të bllokohet përsëri për qarkullim segmenti Kijevë-Dollc.
Sipas njoftimit segmenti Kijevë-Dollc do të bllokohet për shkak të minimit të 8-të që do të realizohet.
Ndërprerja e trafikut do të bëhet të hënën në intervalin kohor nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës.