Sot certifikohen rekrutët e rinj të FSK-së

28 mars 2025 | 08:07

Në Kazermën `Skënderbeu` në Ferizaj, sot do të mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerata 01/2025.

Në ceremoni do të marrin pjesë edhe udhëheqësit shtetërorë.

“Në ceremoninë e certifikimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mysafir e familjarë të rekrutëve”, njofton Shtabi i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri kanadez Mark Carney tha se marrëdhënia e vjetër e…