Sot dalin në shitje biletat për finalen Trepça ‘89 – Feronikeli

22 maj 2019 | 14:20

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se sot pas orës 15:00 do të nisë shitja e biletave për ndeshjen finale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, ndërmjet Trepçës ‘89 dhe Feronikelit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të premten në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Çmimet e biletave janë si vijon: Lindje dhe Perëndim 3 euro, derisa tribuna VIP, 5 euro.

Biletat mund t’i blini në tri qytete në tri pikat e mëposhtme të IPKO-s:

Drenas: Pika e shitjes në rrugën “Shaban Shala Nr.43”, info: Donika Prenku 049700790
Prishtinë: Pika e shitjes në rrugën “Perandori Justinian” nr.16: info: Gresa Jasiqi 049700490
Mitrovicë: Pika e shitjes në rrugën “Bulevardi Shemsi Ahmeti 24”. info: Alban Konjusha 049700878

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, konkretisht Divizioni i Komunikacionit Rrugor, në përkrahje…