
Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane! Ja si të kontrolloni nëse jeni fitues
08 maj 2021
| 17:40
Dita e shumëpritur për shumë shqiptarë ka mbërritur teksa sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ku mijëra qytetarë aplikojnë çdo vit në kërkim të “ëndrrës amerikane”.
Duke nisur nga ora 18:00 ditën e sotme të gjithë ata që kanë aplikuar do të mund të kontrollojnë nëse janë fitues të programit të emigracionin në faqen e internetit https://dvprogram.state.gov/ duke klikuar mbi butonin “Check Status” me shtimin e kodit tuaj unik që keni marrë gjatë aplikimit.
Në rast se faqja nuk është e disponueshme, mos u alarmoni! Pothuajse çdo vit për shkak të mbingarkesës së faqes me njerëz që kontrollojnë statusin e tyre bie përkohësisht. Mjafton të riktheheni pas disa orësh dhe do të mund ta shihni statusin tuaj.