
Sot derbi Drita – Ballkani
Sot (e martë) zhvillohet derbi i dy skuadrave favorite për titull në elitën e futbollit të Kosovës, Dritës dhe Ballkanit.
Skuadra lidere e Superligës, Drita, në fundjavë pësoi humbje nga Llapi dhe tash do të përpiqet t’u rikthehet rezultateve pozitive, pasi edhe me një tjetër dështim mund të zvogëlohet edhe me shumë dallimi i pikëve me kampionët në fuqi.
Në anën tjetër, Ballkani, që është dhjetë pikë pas skuadrës liderë, barazoi në fundjavë me Prishtinën (1-1), e tash e ka mundësinë të tregohet skuadër e fortë dhe triumfoi ndaj rivalëve direktë për titull dhe të ngushtojë dallimin e pikëve. Ferizaj e pret sot skuadrën e Llapit. Edhe kjo ndeshje zhvillohet ditën e martë. Të dyja këto klube në ndeshjet e fundit kanë shënuar fitore dhe do të mundohen ta vazhdojnë këtë seri pozitive.
Të mërkurën do të zhvillohet edhe një tjetër ndeshje interesante mes Malishevës dhe Gjilanit, kurse do të ballafaqohen edhe Prishtina dhe Dukagjini. Kjo xhiro përfundon të enjten me ndeshjen Suhareka – Feronikeli.
SUPERLIGA
Të martën takohen:
14:00 Drita – Ballkani
14:00 Ferizaj – Llapi
Të mërkurën takohen:
12:30 Prishtina – Dukagjini
14:00 Malisheva – Gjilani
Të enjten takohen:
14:00 Suhareka – Feronikeli
/Epoka e re/